Show Biz

Saturday, August 4, 2012

Rita Ora: Kanye West është idhulli im i modës, edhe pse ai nuk më beson

Edhe pse vazhdimisht ka huazuar rrobat e motrës së saj, Rita Ora me kohë ka ndërtuar stilin e saj (Gwen Stefani medoemos ka ndikuar tek ajo) , të cilin adhuruesit e saj anembanë botës e kopjojnë.Rita Ora mund të jetë krenare me vetveten, duke pasur parasysh se këngët e saja janë në mesin e më të shiturave në botë, por për stilin e saj të modës flitet po aq shumë sa

rreth karrierës së saj. Ajo është e njohur me kombinimin e mostrave të ndryshme në të

njëjtën kohë dhe adhuron fanellat me karaktere të filmave vizatimorë, si dhe bizhuteritë, por e gjithë kjo nuk mund të kalojë pa kaçurrelet e saja të verdha dhe buzëkuqin e saj

‘Mac’ në nuancën ‘Lady Danger’. Ndërsa sa ka ndikuar tek adhuruesit e saj, tregon fakti se shprehitë e saja të modës të gjithë kanë filluar t’i kopjojnë.

Në muajin e kaluar këngëtarja me origjinë nga Kosova është fotografuar për ballinën

e revistës mujore ASOS, të brendit ‘high-street’ dhe u dha të gjithëve një mësim të modës se si të gjithë mund të kenë stilin e tyre pa “lecka” luksoze.

Ndërsa më pas zbuloi diçka në lidhje me stilin e saj ekstravagant dhe se kush është modeli saj i modës. “Për mua, moda është art. Adhuroj faktin se si moda mund të ndryshojë disponimin tuaj. Unë do të doja të isha versioni femëror i Kanye West. Ai është modeli im, por ai këtë nuk ma beson. Ai është aq ‘cool’, thotë Rita .

Por , duke u rritur, 21- vjeçarja Rita pranë saj kishte një ikonë “më reale” tëmodës -motrën, e cila tani punon si pjesë e ekipit të saj, por ajo nuk ishte vetëm një model për

të, ato kanë “ndarë” dollapin e rrobave. “Motra ime punon me mua çdo ditë dhe ajo është bosi.

Derisa jemi rritur, unë vazhdimisht kam marrë hua rrobat e saj./show-bizi.tk/

No comments:

Post a Comment