Show Biz

Saturday, August 4, 2012

Rrihet nga Dj Roni në Malishevë

Si pasojë e një debati verbalë gjatë një koncerti në qytezën e Malishevës, Genta Ismajli ka përfunduar me disa lëndime si pasojë e dhunës së ushtruar nga Dj i saj personal, Dj Roni, shkruan “Th&Th”

Disa nga pjesëmarrësit në këtë koncert, dëshmojë se nuk e kanë të qartë arsyjen e këtij sherri, por thanë se paraprakisht ata kanë parë Gentën duke i bëritur Dj-it. Ata thonë se skena që kanë parë nuk ka qenë aspak e këndshme as për ta, as për vet këngëtaren./show-bizi.tk/

Motra e Dafines, Besa: Babai na donte të vdekura

Duket se do të vazhdojë edhe më tej “telenovela” familjare e motrave Dafina dhe Besa Beqiri. Një javë pasi babai i tyre u prononcua për median dukë dhënë versionin e tij për ndarjen nga gruaja dhe vajzat, është Besa ajo që rrëfehet. Në një intervistë për Panorama ajjo thotë se “babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne,ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla.Sipas saj nëse shihen dokumentet e lëshuara nga gjykata dhe policija suedeze tregohet se si Nebih Bajraktari ka braktisur vajzat kur ishin të vogla,Besa 5 muajshe dhe Dafina 15 muajshe.Besa rrëfen se pas gjashtë muajsh ato janë gjendur nga policija në një fshat të Ferizajit.’Jam shum krenare të them se nuk jam vajza e tij’,thotë Besa./show-bizi.tk/

Mafiozi Brad Pitt

Brad Pitt do të jetë një mafioz në filmin e tij më të fundit me titull ‘Killing Them Softly’.

Aktori i famshëm do të interpretojë Jack Cogan, i cili ka detyrë të hetojë një grabitje me armë gjatë një loje pokeri ku luheshin shuma të mëdha.

Në këtë film interpreton edhe James Gandolfini, ylli i serialit ‘Sopranot’ si dhe Ray Liota, protagonist i dhjetëra filmave me mafiozë./show-bizi.tk/

Rita Ora: Kanye West është idhulli im i modës, edhe pse ai nuk më beson

Edhe pse vazhdimisht ka huazuar rrobat e motrës së saj, Rita Ora me kohë ka ndërtuar stilin e saj (Gwen Stefani medoemos ka ndikuar tek ajo) , të cilin adhuruesit e saj anembanë botës e kopjojnë.Rita Ora mund të jetë krenare me vetveten, duke pasur parasysh se këngët e saja janë në mesin e më të shiturave në botë, por për stilin e saj të modës flitet po aq shumë sa

rreth karrierës së saj. Ajo është e njohur me kombinimin e mostrave të ndryshme në të

njëjtën kohë dhe adhuron fanellat me karaktere të filmave vizatimorë, si dhe bizhuteritë, por e gjithë kjo nuk mund të kalojë pa kaçurrelet e saja të verdha dhe buzëkuqin e saj

‘Mac’ në nuancën ‘Lady Danger’. Ndërsa sa ka ndikuar tek adhuruesit e saj, tregon fakti se shprehitë e saja të modës të gjithë kanë filluar t’i kopjojnë.

Në muajin e kaluar këngëtarja me origjinë nga Kosova është fotografuar për ballinën

e revistës mujore ASOS, të brendit ‘high-street’ dhe u dha të gjithëve një mësim të modës se si të gjithë mund të kenë stilin e tyre pa “lecka” luksoze.

Ndërsa më pas zbuloi diçka në lidhje me stilin e saj ekstravagant dhe se kush është modeli saj i modës. “Për mua, moda është art. Adhuroj faktin se si moda mund të ndryshojë disponimin tuaj. Unë do të doja të isha versioni femëror i Kanye West. Ai është modeli im, por ai këtë nuk ma beson. Ai është aq ‘cool’, thotë Rita .

Por , duke u rritur, 21- vjeçarja Rita pranë saj kishte një ikonë “më reale” tëmodës -motrën, e cila tani punon si pjesë e ekipit të saj, por ajo nuk ishte vetëm një model për

të, ato kanë “ndarë” dollapin e rrobave. “Motra ime punon me mua çdo ditë dhe ajo është bosi.

Derisa jemi rritur, unë vazhdimisht kam marrë hua rrobat e saj./show-bizi.tk/

“Familja Moderne” vazhdon xhirimet

Seriali i preferuar i “ABC”-së për një kohë të shkurtër ishte në pikëpyetje nëse do të vazhdojë me xhirimet apo jo, ngase Sofia Vergara, Ed O'Neill, Julie Bowen, Ty Burrell, Eric Stonestreet dhe Jesse Tyler Ferguson kanë bërë një ankesë, ku pohonin se kontratat etyre ishin të paligjshme dhe kërkuan rritje të pagës. “ABC”-në e paditën të martën, duke kërkuar nga gjykata të anulojë kontratat, të cila thyenin ligjet e Kalifornisë për kontratat që zgjasin më shumë se shtatë vjet. Shumë shpejt ata arritën një marrëveshje të re me kompaninë televizive dhe do të fillojnë xhirimet për sezonin e katërt.

Autori i serialit, Steve Levitan është i lumtur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Sipas “Hollywood Reporter”, aktorët për sezonin e katërt do të marrin nga 150 mijë dollarë për episod, derisa gjatë xhirimeve të sezonit të tretë kanë marrë nga 65mijë dollarë.

Përveç rritjes së pagës, kontrata e re i ka sjellë aktorëve edhe një përqindje të vogël nga përfitimet që i krijon seriali. Në këmbim për rritjen e pagës, aktorët kanë rënë dakord që të xhirojnë sezonin e tetë të serialit, kur honorarët e tyre do të arrijnë shumën prej 350 mijë dollarëve për episod./show-bizi.tk/

Aktorja e bukur zbulon çrregullimin nga i cili vuan

Olivia Munn është e njohur si një bukuroshe e zgjuar dhe seksi. Aktorja e bukur dhe ylli i filmit “Mighty Mike” ka pranuar se po vuan nga çrregullimet anksioze, për të cilën arsye i nduk qerpikët. “Nuk i kafshojë thonjtë e mi, por i nduk qerpikët”, pranoi Olivia, shkruan “The New York Daily News”. “Nuk më dhemb, por kjo është disi e habitshme. Çdo herë kur dal nga shtëpia, unë duhet që të ndalemdhe të nduk disa prej tyre” pranoi ajo. Ky çrregullim është i njohur si “Trichoillomania” dhe manifestohet jo vetëm me ndukjen e qerpikëve dhe flokëve, por edhe të vetullave.

Olivia thotë se deri në këtë sëmundje erdhi për shkak të traumave të fëmijërisë kur bashkëmoshatarët ishin armiqësor ndaj saj. Duke pasur parasysh se shumë shpesh u shpërngul me prindërit e saj nuk kishte një vend të përhershëm të qëndrimit por, as miq të përhershëm. Gjithmonë është dashur të krijoj miqësi nga fillimi dhe është dashur të përballet me shumë fëmijë, të cilët talleshin me të./show-bizi.tk/

Seksi në bikini(foto)

Gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci duket e mrekullueshme në plazhet e Sardenjës, ndërsa po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj.


Modelja 33-vjeçare u shfaq me një trup të tonifikuar, muskuj në zonën e barkut dhe me një siluetë shumë elegante. Elisabetta mbante veshur një pale bikini ngjyrë bardhë dhe rozë, shoqëruar me një pale syze të errëta dhe kapele sportive të bardhë. Trupi i mrekullueshëm i gruas së tij e bëri Flavion që të mos i mbajë duart dot duart larg saj. Miliarderi 62-vjeçar e kishte vëmendjen e përqendruar edhe tek dashuria tjetër e madhe e jetës së tij, djali 2-vjeçar Falco Nathan.