Show Biz

Saturday, August 4, 2012

“Familja Moderne” vazhdon xhirimet

Seriali i preferuar i “ABC”-së për një kohë të shkurtër ishte në pikëpyetje nëse do të vazhdojë me xhirimet apo jo, ngase Sofia Vergara, Ed O'Neill, Julie Bowen, Ty Burrell, Eric Stonestreet dhe Jesse Tyler Ferguson kanë bërë një ankesë, ku pohonin se kontratat etyre ishin të paligjshme dhe kërkuan rritje të pagës. “ABC”-në e paditën të martën, duke kërkuar nga gjykata të anulojë kontratat, të cila thyenin ligjet e Kalifornisë për kontratat që zgjasin më shumë se shtatë vjet. Shumë shpejt ata arritën një marrëveshje të re me kompaninë televizive dhe do të fillojnë xhirimet për sezonin e katërt.

Autori i serialit, Steve Levitan është i lumtur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Sipas “Hollywood Reporter”, aktorët për sezonin e katërt do të marrin nga 150 mijë dollarë për episod, derisa gjatë xhirimeve të sezonit të tretë kanë marrë nga 65mijë dollarë.

Përveç rritjes së pagës, kontrata e re i ka sjellë aktorëve edhe një përqindje të vogël nga përfitimet që i krijon seriali. Në këmbim për rritjen e pagës, aktorët kanë rënë dakord që të xhirojnë sezonin e tetë të serialit, kur honorarët e tyre do të arrijnë shumën prej 350 mijë dollarëve për episod./show-bizi.tk/

No comments:

Post a Comment