Show Biz

Saturday, August 4, 2012

Linda Halimi, martohet apo jo?!

Linda Halimi, pse nuk e pohon martesen me Big D

23-vjecarja qe eshte shnderruar ne harkun e nje kohe te shkurter ne nje femer sharmante dhe elegante, nuk deshiron ta pranoje se ka vene kurore me te fejuarin e saj, reperin amerikan me ngjyre Big D. Ne fakt, qe te jemi te sakte, kengetarja me vokal te admirueshem, Linda Halimi, nuk e ka pranuar ndonjehere se eshte fejuar me te, ndonese vazhdimisht poston video dhe foto me te. Rasti me i fundit ka qene ai i dy neteve me pare, ndersa ajo se bashku me Big D., kane qene te ftuar per darke ne shtepine e ambasadorit amerikan ne Prishtine, Christopher Dell. Ne fundjave u perhap lajmi se Linda tanime eshte nje femer e martuar (te pakten ne gjendjen civile) dhe se po mendon te shperngulet ne drejtim te Amerikes (nje enderr e hershme kjo per te), ku do te jetoje ne shtepine e bashkeshortit, i cili per momentin jeton ne Kosove. Linda, ne rrjetin social te FB-ut ka shkruar: “Martohet Linda Halimi?! E vertete apo jo?! Historia vazhdon…” He pra Linda, se edhe Beyonce po te ishe, do e kishe ndare mendjen qe ta pranoje, apo po pret edhe ti ndonje oferte joshese per ndonje kopertine reviste modeste?

No comments:

Post a Comment