Këngëtarja Linda Halimi ka zgjedhur rrjetin social facebook, që t’ua
dërgoj ’2-3 fjalë’ gazetarëve. Kohëve të fundit është përfolur shumë në
media martesa e saj me të fejuarin e saj, reperin Big D. Dhe kjo duket
ti ketë penguar Lindës, e cila as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar
këtë lajm.Linda në rrjetin social facebook ka shkruar: ““Pse të pohoj, pse të
mohoj? Pse kam nevojë t’i jap dikujt detajet e jetës tepër personale
time? Shumë herë kam dhënë detaje më shume seç duhet rreth jetës sime
dhe gazetarët kanë marr avantazh nga kjo kurse mua s’më ka shërbyer një
gjë e tillë, kështu që pse të merrem me shpjegime kur jam tepër e zënë
duke shijuar ditët më të bukura të jetës sime?
Nuk kam nevojë të shfrytëzoj jetën time personale për të fituar famë, atë e kam tashmë, dhe famën që kam do ta shfrytëzoj me këngë të bukura që do mundohem të sjell dhe jo me privatësitë e mia. Kjo ishte përgjigjja ime dhe shpjegimi im i fundit, rreth jetës sime private, për të gjithë kuriozët. Faleminderit”/show-bizi.tk/

No comments:
Post a Comment