Intervista që do sjellim sot në “Bluetooth” është një nga ato që
rrallë herë lexohen, e që si padashur të përpijnë në vete. Flori
Mumajesi, krijuesi më ‘in’ i momentit në Shqipëri, do të vijë në një
rrëfim të gjatë dhe ekskluziv, ku për herë të parë do të përmendë edhe
emra. Në fakt për të qenë i sinqertë deri në fund me ju, intervista që
po botojmë sot, nuk është tamam ajo që unë doja. Sepse në fillim, kur
shiriti i diktofonit nuk po lëvizte, Flori u tregua shumë euforik, dhe
në ato momente për pak mendova që kisha realizuar intervistën ‘scoop’ më
të madhe të jetës sime. Por sigurisht, Flori nuk ma dha të plotë këtë
kënaqësi, sepse nëse ai ka një pikë të fortë si producent, është
pikërisht menaxhimi që i bën imazhit të vet përpara publikut. Gjithsesi
në intervistën që do të pasojë do të gjeni mjaftueshëm materiale për t’u
marrë e për të diskutuar. Duke filluar nga kënga e re “Me zemër” – nga e
cila morëm edhe spunton për të realizuar këtë rrëfim – tek armiqtë në
muzikë, – të cilët ndërsa prapa krahëve e shajnë, kur janë përballë tij e
përqafojnë dhe i luten t’i bëjë një këngë të re. Shkollimi që ia
përmendin si pikë të dobët, por që ai e ka shndërruar në një pikë të
fortë përballë publikut. Përgjigjet e pyetjeve të tillë si: Pse u
ndërpre bashkëpunimi me Gaçen dhe pse nuk merr më pjesë në “Kënga
Magjike”?! Gjykimi për Festivalin e madh dhe Dr.Flori, për të cilin
këngëtarë të ndryshëm i kanë treguar se e ka si frymëzim muzikën që
Flori bën. Arian Çani dhe zemra e Florit, të cilën ai do ta mbajë vetëm
për vete… “One night stand”-et dhe shumë e shumë detaje të tjera nga
jeta e një prej njerëzve më të dashur të publikut. Por kujdes, nëse
mendoni se kjo intervistë është gjithçka Flori mund të thotë, gaboheni,
kjo është vetëm maja e ajsbergut… çfarë u tha në ‘off record’ është
shumë herë më e madhe.
“Me zemër”, përse zgjodhe këtë titull?
Kënga vetë është një këngë e cila është punuar me zemër. Është një ‘love story’, me një përmbajtje të fortë dashurie do të thoja unë, dhe për më tepër në një pjesë të tekstit është përdorur fjala “me zemër”.
Teksti është yti? Po.
Je frymëzuar nga ndonjë histori reale?
Unë zakonisht frymëzohem nga histori reale, me raste të miat, me raste jo të miat, por në këtë rast kam përshtypjen që nuk është një frymëzim i një historie reale, thjesht është një akumulim ndoshta.
Kujt ia dedikon këtë këngë?
Të gjithë atyre që duan, që kanë përjetuar një histori dhe ka qenë shumë e fortë, shumë e madhe, por të cilën nuk e kanë përfunduar, ose më saktë nuk janë më bashkë dhe që në fund të fundit kanë zemër.
A ke ndonjë këngë të zemrës? Kam shumë këngë të zemrës dhe sa më shumë koha kalon, duke prodhuar edhe më shumë këngë, janë bërë disa, kështu që për të mos rënë pre e asaj përgjigjes që të gjitha i dua, po them që janë relativisht shumë. Kam disa këngë të zemrës, jo vetëm krijime të miat, por edhe të huaja.
Çfarë mendon se ka kjo këngë, ndryshe nga të tjerat?
Kjo këngë ka elementin subjekt brenda dashurisë, e ka shumë të fortë mendoj unë. Ajo që e bën të veçantë është fakti që ka ritëm, por në të njëjtën kohë është edhe romantike dhe e ndjerë si këngë. D.m.th është një këngë që mund ta dëgjosh shumë mirë, me shumë kënaqësi, në makinë, në shtëpi, në një mbrëmje, në radio, pse jo edhe në një club. Shpesh herë këngët e tua ua beson këngëtarëve të tjerë, edhe kur ato kanë një dedikim personal.
Pse këtë këngë zgjodhe ta këndosh vetë?
Sepse ndoshta është momenti dhe koha e duhur, që unë të këndoja një këngë të tillë vetë. Është edhe pak pjesë e një strategjie në muzikë që e kam ndjekur unë me veten time. Mendova që këtë sezon, i cili është në përfundim, duhet ta theksoj – jo pa qëllim jam paraqitur kaq vonë – që të bëja një këngë të tillë, ku pjesërisht të kemi pak sezonin e verës dhe të kemi pak vjeshtë, ndoshta edhe dimër.
Folëm për këngë të zemrës, ndërkohë ndonjë kolege të zemrës ke?
Kam shumë pak për këtë pyetje, dihet botërisht që kam shumë pak dhe ndër të preferuarat e mia është vetëm një sigurisht.
Mendon se ke armiq në muzikë?
Armiq në muzikë?! Nëse mund t’i quajmë armiq, kam disa.
Kanë emra këta?
Ka plot emra, por me zemër s’ia them dot emrat, pa zemër edhe mund t’ia them. Unë jam njeri me zemër, kështu që s’po ua them. Nëse mund të quhen armiq, janë të tillë që sot të përqafojnë, nesër falë “Facebook”- ut lexon diçka për veten tënde, ose dëgjon në ekran, përballë jo, asnjëherë. Kështu që nëse armiku është i tillë, s’vlen ta themi që është armik.
Herë pas here edhe ti sulmon në “Facebook” këngëtarë, apo fenomene që të shqetësojnë…
Po sa i përket këngëtarëve është e vërtet, unë punoj me këtë punë dhe e dua shumë këtë punë, por fatkeqësisht ka shumë këngëtarë. D.m.th. janë aq shumë, saqë pjesërisht ato dedikimet e mia, herë me kode, herë pa kode, herë me humor, herë pa humor, herë me kunja, herë pa kunja, janë për këtë pjesë, për këtë përqindje, që nuk është e vogël, është shumë e madhe. I dedikohen atyre njerëzve që shikojnë se mënyra më e thjesht drejt famës është muzika. Kështu që normal kam dhe unë ndonjë reagim, por në fund të fundit unë e them përballë kujtdo, siç po e them në këtë intervistë, çdo opinion timin rreth muzikës, asaj që di dhe mendoj unë.
Shumë nga njerëzit që kanë bashkëpunuar me ty, sot janë bërë producentë, i numëron dot?
Nuk janë shumë, s’do të thoja që janë shumë. Janë disa dhe madje akoma s’janë bërë producentë. Dhe unë, ndonjëherë kur më thonë producent, kompozitor preferoj të them krijues. Producent është pak fjalë e madhe, kompozitor gjithashtu, kështu që asnjëri nga ata që po mendojmë neve se mund të jenë bërë producentë nuk janë bërë producentë akoma.
A duhet të kesh një shkollë muzike për të qenë producent?
Nuk mund ta them, jo thjesht ngaqë s’mund ta them, por unë jam një nga shembujt që nuk e kam dhe thjesht nuk e kam. Kam tentuar kur isha i vogël, përpara shumë viteve, madje ka qenë në kohën kur unë punoja me grupin “The Dreams”, të bënim pak kurse private, të bëheshim më profesional dhe si rrjedhojë e kushteve ekonomike që unë s’i kisha nuk munda dot t’i vazhdoja. Përveç kësaj edhe vullneti im ishte, le të themi jo aq i madh në atë kohë. Ka shumë njerëz që e përmendin faktin që ti je i pashkolluar.
Të cilësojnë si Flori emigrant, që ka jetuar në Kombinat dhe që tani përpiqet të bëjë muzikë për popullin…
Janë njerëz apo…?!
Kolegë të tutë…
Këtu ndryshon pyetja. Nëse janë kolegët që e bëjnë këtë gjë, bëjnë gjënë më të mirë që flasin kështu, sepse sa më shumë flasin kështu, aq më i dashur një personazh bëhet për publikun, aq më i vërtetë, aq më real dhe i ndjeshëm. D.m.th. një djalë, i cili ka qenë emigrant, i cili s’e ka mbaruar arsimin për këtë gjë që bën, që jeton në Kombinat me familjen, me një të kaluar le të themi ekonomike mëse normale, si çdo familje, por që ka punuar fort-fort kaq vite, herë me dikë, herë me dikë, herë me qejfmbetje, herë me dashuri, ku në pjesën më të madhe të rasteve më shumë ka pasur lobingje, bërryla, njerëz që janë munduar t’ia hedhin punën poshtë dhe që në fund të fundit është i gatshëm t’i thotë gjërat siç janë.
Si ndihesh kur dëgjon që kolegët shajnë apo injorojnë punën tënde?
Po ç’të ndihem, si mund të ndihem kur ata kolegë sot më shajnë, nesër vijnë në studio të punojnë me mua. Çfarë mund të them për këta kolegë, a mund t’i quaj kolegë, a mund t’i quaj thjesht njerëz, të cilët janë të gatshëm të bëjnë diçka për të rrënuar diçka, apo t’i quaj njerëz që nuk kanë as zemër, as shpirt, as ndjenja.
Ama ka edhe një anë tjetër të medaljes. Ka disa të tjerë që thonë se ti je më i miri, që çdo këngë e bën hit, që ke një intuitë të paparë për të krijuar muzikë të mirë. Çfarë të bën të qëndrosh në këtë këndin tjetër, në këndin e fituesit?
Le ta marrim një shembull, në një garë vrapi çfarë duhet të bëjë një vrapues?! Duhet të vrapojë, konkurrentët duhet të vrapojnë. Kështu që në këtë rast unë nuk vrapoj në pistë vrapi, vrapoj në studio, me punë. Disa mendojnë që bëhen gjërat me shkop magjik, duke pasur talent, kurse unë jam kundra kësaj teorie. Unë mendoj që si shumë talent të kesh, si pak talent të kesh po nuk punove është e pamundur të kryesosh garën.
Pak më lart cekëm ish-bashkëpunëtorët e tu, që sot krijojnë muzikë. Një ndër to është Big Basta. Si e sheh sot Big Bastën në tregun muzikor? Do ta kisha lënë ‘flat’ këtë pyetjen.
Një nga njerëzit, me të cilët gjithashtu ke bashkëpunuar dhe që pavarësisht se në publik është shprehur pozitivisht, në jetën reale nuk është se mendon gjërat më të mira për ty, është edhe Dr.Flori.
Vjell?! Edhe ai si të gjithë të tjerët. Është e njëjta prerje, nuk ka asnjë ndryshim për mua, kështu që nuk kam se çfarë t’i shtoj.
A nuk të duket sikur stili yt është përqafuar deri diku këto kohët e fundit prej tij?
Këto kanë qenë komentet që kam dëgjuar. U duk sikur solli një këngë të ngjashme me “Playback” në festivalin “Kënga Magjike”. Pastaj këngë të tjera, të tij ngjasojnë deri diku me të tuat. Puna e trendit është punë trendi, nuk mund ta mohojmë. Fakt ishte që publiku e ka dëgjuar për herë të parë këtë lloj muzike nga një artist tjetër, nga një krijues tjetër, nga një produksion tjetër. Dhe nëse produksione të ngjashme realizojnë materiale të tilla automatikisht krijohet opinioni që “diku e kemi parë, e kemi dëgjuar” ose bëhet një lidhje. Sa i përket produksioneve të tjera që ndjekin trendin, edhe unë e kam vënë re. Madje me shaka artistët apo kolegët që vijnë në studion time më kanë treguar që në studion e tij dëgjohen akoma këngët e mia, i referohen atyre edhe për të bërë sound-in, të mos flasim pastaj për tingujt apo për formën e zgjidhjes së refrenit e të strofës. Është turp për ta, jo për mua.
Aurela Gaçe ishte një ndër këngëtaret me të cilën bashkëpunimi po ecte shumë mirë. Pse u ndërpre?
Njeriu është i lirë t’i provojë të gjitha kështu që… Unë me Gaçen kam punuar në “Kënga Magjike” me “Hape veten ti” dhe mendoj që rikthimin ajo e pati me një trio, le të themi. Tek trio sigurisht mori një sukses të jashtëzakonshëm dhe vendosi të qëndronte e të rikthehej bindshëm. Siç e thashë, njeriu është i lirë t’i provojë të gjitha, ashtu siç edhe unë jam i lirë t’i provoj e t’i them të gjitha. Nuk di të them pse e bëri këtë zgjedhje, është zgjedhja e saj.
A është e vërtetë që disa nga këngët e tua si “Making Of” apo “Playback” i dedikohen këngëtarëve që kanë një emër?
(qesh) Është e vërtetë që i dedikohen këngëtarëve, por që nuk kanë vetëm një emër. Fenomeni “Making Of” dhe “Playback” është kudo, unë e shoh akoma edhe sot. Një kuriozitet, pasi unë kam realizuar ato dy materiale disa këngëtarë më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë se donin dhe ata, bit-e të tilla, ritme të tilla, realizime të tilla. Disa të tjerë më kanë treguar nga telefoni: “Kështu po e bëj këngën në një studio tjetër, si “Playback”-u yt”. Vetë këngëtarët i duan ato këngë (qesh). Paskam bërë mirë.
Si i sheh sot grupet rivale të rep-it në Shqipëri?
Stresin e ke edhe pjesë të studios… Stresi bashkëpunon me ne dhe është pjesë e studios. Rivalitetin e tyre se kuptoj dhe nuk dua të merrem fare.
Flasim pak për “Këngën Magjike”. Vite më parë ti ishe një ndër producentët që krijonte më shumë për atë festival. Vitin e fundit nuk ke pasur asnjë krijim. Pse?
Nuk kam qenë pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” si pjesë e strategjisë time për mosekspozimin e tepërt në dy festivale, apo në tre të tillë siç bëjnë disa. Kam dashur të jem një vit diku, një vit diku tjetër, një vit pushim, këtu flas për festivale që përfaqësojnë muzikën moderne shqiptare siç është “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”. Nëse kjo është keqkuptuar, prapë do të jap të njëjtën përgjigje, që është thjesht një zgjedhje.
I sigurt që është vetëm kjo arsyeja?
Absolutisht vetëm kjo. “Top Fest”-i i fundit u komentua si një “monopol” i “Threedots”. Vitin tjetër do marrim pjesë prapë dhe po na dhanë çmime, ne do t’i refuzojmë (qesh). Nëse është komentuar si monopol i “Threedots” kam përshtypjen që edhe kjo është thënë prapë po nga kolegët tuaj gazetarë dhe nga artistë. Madje u përfol edhe që Flori (ti) kishte kërkuar që disa artistë të mos futeshin në finale. Nuk është e nevojshme ta bëj sepse nëse një këngë është e bukur mbetet, nëse është e shëmtuar nuk mbetet. “Top Fest” pati shumë këngë të shëmtuara, të cilat pasi u hoqën, u bënë videoklipe dhe prapë nuk mbetën. Për këtë nuk ka faj Flori dhe “Threedots”. Këtu fajin e kanë ata që këndojnë këngë të tilla dhe pëlqejnë atë lloj muzike. Nëse është quajtur monopol për ato shtatë këngë që ishin pjesë e “Top Fest” dhe që ishin shtatë këngë të mrekullueshme, këtë nuk e them vetëm unë, por publiku i gjerë. Kjo që është thënë më duket idiotësi e madhe.
Festivali i madh në sytë e Florit?
Vetëm i madh nuk është. Festivali i madh, vetëm i madh nuk është.
Mendon se drejtuesit artistik kanë rol në këtë?
Një ndër ta ka qenë p.sh. Shpëtim Saraçi, me të cilin ti dikur ke pasur bashkëpunim. Nuk kam ndonjë opinion. Kam pasur opinion shumë të mirë, por se kam më.
Si pasojë e kujt vjen kjo?
Si pasojë e mbledhjeve që bëjnë nëpër tavolina. Mblidhen dhe merren me jetën time private, artistike, profesionale, sa i madh sa i vogël jam, etj, etj. Arian Çani është një nga figurat publike, i cili emrin tuaj në emisionin e tij relativisht shumë të ndjekur, nuk e përmend me fort dashuri. Megjithëse nuk i mohon vlerat tuaja si kompozitor thotë që jeni djalë i keq. E di, e kam dëgjuar, e kam parë. Kjo e bën të jetë i ndjekur. E ka thënë edhe pse jam djalë i keq, sepse nuk i shkoj në program.
Cili është këngëtari që vlerëson më shumë nga kolegët tuaj kosovarë?
Bashkëpunimet më të mira, sidomos kohët e fundit, më të suksesshme i kam pasur me Besnikun, 2PO2. Njëra këngë ka thyer rekordet (“Crazy Girl”) dhe së fundmi kënga “Gjithë jetën”, po thyen rekorde. Vazhdon të pëlqehet akoma jashtëzakonisht shumë “Crazy Girl”, ndërkohë që “Gjithë jetën” në çdo koncert ka një sukses të jashtëzakonshëm. Kështu që sigurisht favorit do të kisha preferuar Besnikun, për të thënë të vërtetën.
Shpesh je përfolur për çështje zemre, po asgjë nuk dimë. Mund të na tregosh diçka më shumë?
Është e imja.
Cila është femra ideale që i vjedh zemrën Florit?
Nuk e kam dizenjuar akoma.
A ke arritur ta kuptosh ndonjëherë zemrën e një femre?
Është e asaj. Nuk mund të them që kam arritur ta kuptoj, po të paktën ta mirëkuptoj besoj që po.
Je tip që dashuron me zemër, apo me mendje?
Fatkeqësisht me zemër.
Si mendon, a janë shtuar femrat që në dashuri nuk vënë në punë zemrën, por mendjen?
Pyetje ishte kjo?! Padiskutim që po.
A ke ti zemër, të duash një femër Flori?
E kam dhe e kam shumë të madhe. Kam zemër shumë të madhe për të dashur një femër.
A të ka ndalur zemra për ndonjërën?
Nëse do të më kishte ndalur, s’do të isha këtu sot (qesh).
Dhe zemra ndal sot vetëm nga një fjalë, nga cila?
Të dua, besoj kjo do të jetë.
Seks pa dashuri, apo dashuri pa seks?
Të dyja, po t’i kombinosh mirë (qesh).
Sa herë të është thyer zemra?
Për t’u thyer jo, po lënduar disa herë.
Ti sa zemra ke thyer?
S’e di (qesh). Shpresoj jo shumë.
I ke provuar ndonjëherë ‘One night stand’-et?
Sigurisht që i kam provuar, po të mos i kisha provuar nuk do të filozofoja kot për këto pyetjet e tjera, kam lënduar apo s’kam lënduar. Ndoshta kjo ka qenë pjesë e lëndimit.
Sytë mbyllur dhe dorën në zemër, çfarë mesazhi do të jepnit për fund?
Do të ishte shumë i madh dhe do të ishte paksa i çuditshëm, sepse me sytë mbyllur dhe dorën në zemër, një njeri nuk flet përpara një gazetari. Do të thoja vetëm që njerëz të jeni pak më të vërtetë, shikoni punën tuaj, mos i bini në qafë kujt, mos krijoni rrethe monopole, dhe mbi të gjitha mos pështyni mbi punën e tjetrit.

No comments:
Post a Comment