Show Biz

Saturday, August 4, 2012

Aktorja e bukur zbulon çrregullimin nga i cili vuan

Olivia Munn është e njohur si një bukuroshe e zgjuar dhe seksi. Aktorja e bukur dhe ylli i filmit “Mighty Mike” ka pranuar se po vuan nga çrregullimet anksioze, për të cilën arsye i nduk qerpikët. “Nuk i kafshojë thonjtë e mi, por i nduk qerpikët”, pranoi Olivia, shkruan “The New York Daily News”. “Nuk më dhemb, por kjo është disi e habitshme. Çdo herë kur dal nga shtëpia, unë duhet që të ndalemdhe të nduk disa prej tyre” pranoi ajo. Ky çrregullim është i njohur si “Trichoillomania” dhe manifestohet jo vetëm me ndukjen e qerpikëve dhe flokëve, por edhe të vetullave.

Olivia thotë se deri në këtë sëmundje erdhi për shkak të traumave të fëmijërisë kur bashkëmoshatarët ishin armiqësor ndaj saj. Duke pasur parasysh se shumë shpesh u shpërngul me prindërit e saj nuk kishte një vend të përhershëm të qëndrimit por, as miq të përhershëm. Gjithmonë është dashur të krijoj miqësi nga fillimi dhe është dashur të përballet me shumë fëmijë, të cilët talleshin me të./show-bizi.tk/

No comments:

Post a Comment