Show Biz

Saturday, August 4, 2012

Rrihet nga Dj Roni në Malishevë

Si pasojë e një debati verbalë gjatë një koncerti në qytezën e Malishevës, Genta Ismajli ka përfunduar me disa lëndime si pasojë e dhunës së ushtruar nga Dj i saj personal, Dj Roni, shkruan “Th&Th”

Disa nga pjesëmarrësit në këtë koncert, dëshmojë se nuk e kanë të qartë arsyjen e këtij sherri, por thanë se paraprakisht ata kanë parë Gentën duke i bëritur Dj-it. Ata thonë se skena që kanë parë nuk ka qenë aspak e këndshme as për ta, as për vet këngëtaren./show-bizi.tk/

Motra e Dafines, Besa: Babai na donte të vdekura

Duket se do të vazhdojë edhe më tej “telenovela” familjare e motrave Dafina dhe Besa Beqiri. Një javë pasi babai i tyre u prononcua për median dukë dhënë versionin e tij për ndarjen nga gruaja dhe vajzat, është Besa ajo që rrëfehet. Në një intervistë për Panorama ajjo thotë se “babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne,ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla.Sipas saj nëse shihen dokumentet e lëshuara nga gjykata dhe policija suedeze tregohet se si Nebih Bajraktari ka braktisur vajzat kur ishin të vogla,Besa 5 muajshe dhe Dafina 15 muajshe.Besa rrëfen se pas gjashtë muajsh ato janë gjendur nga policija në një fshat të Ferizajit.’Jam shum krenare të them se nuk jam vajza e tij’,thotë Besa./show-bizi.tk/

Mafiozi Brad Pitt

Brad Pitt do të jetë një mafioz në filmin e tij më të fundit me titull ‘Killing Them Softly’.

Aktori i famshëm do të interpretojë Jack Cogan, i cili ka detyrë të hetojë një grabitje me armë gjatë një loje pokeri ku luheshin shuma të mëdha.

Në këtë film interpreton edhe James Gandolfini, ylli i serialit ‘Sopranot’ si dhe Ray Liota, protagonist i dhjetëra filmave me mafiozë./show-bizi.tk/

Rita Ora: Kanye West është idhulli im i modës, edhe pse ai nuk më beson

Edhe pse vazhdimisht ka huazuar rrobat e motrës së saj, Rita Ora me kohë ka ndërtuar stilin e saj (Gwen Stefani medoemos ka ndikuar tek ajo) , të cilin adhuruesit e saj anembanë botës e kopjojnë.Rita Ora mund të jetë krenare me vetveten, duke pasur parasysh se këngët e saja janë në mesin e më të shiturave në botë, por për stilin e saj të modës flitet po aq shumë sa

rreth karrierës së saj. Ajo është e njohur me kombinimin e mostrave të ndryshme në të

njëjtën kohë dhe adhuron fanellat me karaktere të filmave vizatimorë, si dhe bizhuteritë, por e gjithë kjo nuk mund të kalojë pa kaçurrelet e saja të verdha dhe buzëkuqin e saj

‘Mac’ në nuancën ‘Lady Danger’. Ndërsa sa ka ndikuar tek adhuruesit e saj, tregon fakti se shprehitë e saja të modës të gjithë kanë filluar t’i kopjojnë.

Në muajin e kaluar këngëtarja me origjinë nga Kosova është fotografuar për ballinën

e revistës mujore ASOS, të brendit ‘high-street’ dhe u dha të gjithëve një mësim të modës se si të gjithë mund të kenë stilin e tyre pa “lecka” luksoze.

Ndërsa më pas zbuloi diçka në lidhje me stilin e saj ekstravagant dhe se kush është modeli saj i modës. “Për mua, moda është art. Adhuroj faktin se si moda mund të ndryshojë disponimin tuaj. Unë do të doja të isha versioni femëror i Kanye West. Ai është modeli im, por ai këtë nuk ma beson. Ai është aq ‘cool’, thotë Rita .

Por , duke u rritur, 21- vjeçarja Rita pranë saj kishte një ikonë “më reale” tëmodës -motrën, e cila tani punon si pjesë e ekipit të saj, por ajo nuk ishte vetëm një model për

të, ato kanë “ndarë” dollapin e rrobave. “Motra ime punon me mua çdo ditë dhe ajo është bosi.

Derisa jemi rritur, unë vazhdimisht kam marrë hua rrobat e saj./show-bizi.tk/

“Familja Moderne” vazhdon xhirimet

Seriali i preferuar i “ABC”-së për një kohë të shkurtër ishte në pikëpyetje nëse do të vazhdojë me xhirimet apo jo, ngase Sofia Vergara, Ed O'Neill, Julie Bowen, Ty Burrell, Eric Stonestreet dhe Jesse Tyler Ferguson kanë bërë një ankesë, ku pohonin se kontratat etyre ishin të paligjshme dhe kërkuan rritje të pagës. “ABC”-në e paditën të martën, duke kërkuar nga gjykata të anulojë kontratat, të cila thyenin ligjet e Kalifornisë për kontratat që zgjasin më shumë se shtatë vjet. Shumë shpejt ata arritën një marrëveshje të re me kompaninë televizive dhe do të fillojnë xhirimet për sezonin e katërt.

Autori i serialit, Steve Levitan është i lumtur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Sipas “Hollywood Reporter”, aktorët për sezonin e katërt do të marrin nga 150 mijë dollarë për episod, derisa gjatë xhirimeve të sezonit të tretë kanë marrë nga 65mijë dollarë.

Përveç rritjes së pagës, kontrata e re i ka sjellë aktorëve edhe një përqindje të vogël nga përfitimet që i krijon seriali. Në këmbim për rritjen e pagës, aktorët kanë rënë dakord që të xhirojnë sezonin e tetë të serialit, kur honorarët e tyre do të arrijnë shumën prej 350 mijë dollarëve për episod./show-bizi.tk/

Aktorja e bukur zbulon çrregullimin nga i cili vuan

Olivia Munn është e njohur si një bukuroshe e zgjuar dhe seksi. Aktorja e bukur dhe ylli i filmit “Mighty Mike” ka pranuar se po vuan nga çrregullimet anksioze, për të cilën arsye i nduk qerpikët. “Nuk i kafshojë thonjtë e mi, por i nduk qerpikët”, pranoi Olivia, shkruan “The New York Daily News”. “Nuk më dhemb, por kjo është disi e habitshme. Çdo herë kur dal nga shtëpia, unë duhet që të ndalemdhe të nduk disa prej tyre” pranoi ajo. Ky çrregullim është i njohur si “Trichoillomania” dhe manifestohet jo vetëm me ndukjen e qerpikëve dhe flokëve, por edhe të vetullave.

Olivia thotë se deri në këtë sëmundje erdhi për shkak të traumave të fëmijërisë kur bashkëmoshatarët ishin armiqësor ndaj saj. Duke pasur parasysh se shumë shpesh u shpërngul me prindërit e saj nuk kishte një vend të përhershëm të qëndrimit por, as miq të përhershëm. Gjithmonë është dashur të krijoj miqësi nga fillimi dhe është dashur të përballet me shumë fëmijë, të cilët talleshin me të./show-bizi.tk/

Seksi në bikini(foto)

Gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci duket e mrekullueshme në plazhet e Sardenjës, ndërsa po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj.


Modelja 33-vjeçare u shfaq me një trup të tonifikuar, muskuj në zonën e barkut dhe me një siluetë shumë elegante. Elisabetta mbante veshur një pale bikini ngjyrë bardhë dhe rozë, shoqëruar me një pale syze të errëta dhe kapele sportive të bardhë. Trupi i mrekullueshëm i gruas së tij e bëri Flavion që të mos i mbajë duart dot duart larg saj. Miliarderi 62-vjeçar e kishte vëmendjen e përqendruar edhe tek dashuria tjetër e madhe e jetës së tij, djali 2-vjeçar Falco Nathan.

Lëndohet The Game,largohet nga festivali

ëndohet The Game. Reperi amerikan,u ka kërkuar falje fansave të tij në Japoni, pasi anuloi një koncert si rezultat i lëndimit të dorës.Krijuesi i hitit “The City” është lënë në spital me thyerje të gishtit dhe frakturë në dorë, pasi ra në dysheme gjatë një ndeshje basketbollistike. Madje atij i është thyer edhe ashti i dorës, kur një lojtar tjetër shkeli mbi dorën e tij./show-bizi.tk/

Flori: Armiqtë më shajnë pas shpine, përballë më kërkojnë këngë

Intervista që do sjellim sot në “Bluetooth” është një nga ato që rrallë herë lexohen, e që si padashur të përpijnë në vete. Flori Mumajesi, krijuesi më ‘in’ i momentit në Shqipëri, do të vijë në një rrëfim të gjatë dhe ekskluziv, ku për herë të parë do të përmendë edhe emra. Në fakt për të qenë i sinqertë deri në fund me ju, intervista që po botojmë sot, nuk është tamam ajo që unë doja. Sepse në fillim, kur shiriti i diktofonit nuk po lëvizte, Flori u tregua shumë euforik, dhe në ato momente për pak mendova që kisha realizuar intervistën ‘scoop’ më të madhe të jetës sime. Por sigurisht, Flori nuk ma dha të plotë këtë kënaqësi, sepse nëse ai ka një pikë të fortë si producent, është pikërisht menaxhimi që i bën imazhit të vet përpara publikut. Gjithsesi në intervistën që do të pasojë do të gjeni mjaftueshëm materiale për t’u marrë e për të diskutuar. Duke filluar nga kënga e re “Me zemër” – nga e cila morëm edhe spunton për të realizuar këtë rrëfim – tek armiqtë në muzikë, – të cilët ndërsa prapa krahëve e shajnë, kur janë përballë tij e përqafojnë dhe i luten t’i bëjë një këngë të re. Shkollimi që ia përmendin si pikë të dobët, por që ai e ka shndërruar në një pikë të fortë përballë publikut. Përgjigjet e pyetjeve të tillë si: Pse u ndërpre bashkëpunimi me Gaçen dhe pse nuk merr më pjesë në “Kënga Magjike”?! Gjykimi për Festivalin e madh dhe Dr.Flori, për të cilin këngëtarë të ndryshëm i kanë treguar se e ka si frymëzim muzikën që Flori bën. Arian Çani dhe zemra e Florit, të cilën ai do ta mbajë vetëm për vete… “One night stand”-et dhe shumë e shumë detaje të tjera nga jeta e një prej njerëzve më të dashur të publikut. Por kujdes, nëse mendoni se kjo intervistë është gjithçka Flori mund të thotë, gaboheni, kjo është vetëm maja e ajsbergut… çfarë u tha në ‘off record’ është shumë herë më e madhe. “Me zemër”, përse zgjodhe këtë titull?
Kënga vetë është një këngë e cila është punuar me zemër. Është një ‘love story’, me një përmbajtje të fortë dashurie do të thoja unë, dhe për më tepër në një pjesë të tekstit është përdorur fjala “me zemër”.
Teksti është yti? Po.
Je frymëzuar nga ndonjë histori reale?
Unë zakonisht frymëzohem nga histori reale, me raste të miat, me raste jo të miat, por në këtë rast kam përshtypjen që nuk është një frymëzim i një historie reale, thjesht është një akumulim ndoshta.
Kujt ia dedikon këtë këngë?
Të gjithë atyre që duan, që kanë përjetuar një histori dhe ka qenë shumë e fortë, shumë e madhe, por të cilën nuk e kanë përfunduar, ose më saktë nuk janë më bashkë dhe që në fund të fundit kanë zemër.
A ke ndonjë këngë të zemrës? Kam shumë këngë të zemrës dhe sa më shumë koha kalon, duke prodhuar edhe më shumë këngë, janë bërë disa, kështu që për të mos rënë pre e asaj përgjigjes që të gjitha i dua, po them që janë relativisht shumë. Kam disa këngë të zemrës, jo vetëm krijime të miat, por edhe të huaja.
Çfarë mendon se ka kjo këngë, ndryshe nga të tjerat?
Kjo këngë ka elementin subjekt brenda dashurisë, e ka shumë të fortë mendoj unë. Ajo që e bën të veçantë është fakti që ka ritëm, por në të njëjtën kohë është edhe romantike dhe e ndjerë si këngë. D.m.th është një këngë që mund ta dëgjosh shumë mirë, me shumë kënaqësi, në makinë, në shtëpi, në një mbrëmje, në radio, pse jo edhe në një club. Shpesh herë këngët e tua ua beson këngëtarëve të tjerë, edhe kur ato kanë një dedikim personal.
Pse këtë këngë zgjodhe ta këndosh vetë?
Sepse ndoshta është momenti dhe koha e duhur, që unë të këndoja një këngë të tillë vetë. Është edhe pak pjesë e një strategjie në muzikë që e kam ndjekur unë me veten time. Mendova që këtë sezon, i cili është në përfundim, duhet ta theksoj – jo pa qëllim jam paraqitur kaq vonë – që të bëja një këngë të tillë, ku pjesërisht të kemi pak sezonin e verës dhe të kemi pak vjeshtë, ndoshta edhe dimër.
Folëm për këngë të zemrës, ndërkohë ndonjë kolege të zemrës ke?
Kam shumë pak për këtë pyetje, dihet botërisht që kam shumë pak dhe ndër të preferuarat e mia është vetëm një sigurisht.
Mendon se ke armiq në muzikë?
Armiq në muzikë?! Nëse mund t’i quajmë armiq, kam disa.
Kanë emra këta?
Ka plot emra, por me zemër s’ia them dot emrat, pa zemër edhe mund t’ia them. Unë jam njeri me zemër, kështu që s’po ua them. Nëse mund të quhen armiq, janë të tillë që sot të përqafojnë, nesër falë “Facebook”- ut lexon diçka për veten tënde, ose dëgjon në ekran, përballë jo, asnjëherë. Kështu që nëse armiku është i tillë, s’vlen ta themi që është armik.
Herë pas here edhe ti sulmon në “Facebook” këngëtarë, apo fenomene që të shqetësojnë…
Po sa i përket këngëtarëve është e vërtet, unë punoj me këtë punë dhe e dua shumë këtë punë, por fatkeqësisht ka shumë këngëtarë. D.m.th. janë aq shumë, saqë pjesërisht ato dedikimet e mia, herë me kode, herë pa kode, herë me humor, herë pa humor, herë me kunja, herë pa kunja, janë për këtë pjesë, për këtë përqindje, që nuk është e vogël, është shumë e madhe. I dedikohen atyre njerëzve që shikojnë se mënyra më e thjesht drejt famës është muzika. Kështu që normal kam dhe unë ndonjë reagim, por në fund të fundit unë e them përballë kujtdo, siç po e them në këtë intervistë, çdo opinion timin rreth muzikës, asaj që di dhe mendoj unë.
Shumë nga njerëzit që kanë bashkëpunuar me ty, sot janë bërë producentë, i numëron dot?
Nuk janë shumë, s’do të thoja që janë shumë. Janë disa dhe madje akoma s’janë bërë producentë. Dhe unë, ndonjëherë kur më thonë producent, kompozitor preferoj të them krijues. Producent është pak fjalë e madhe, kompozitor gjithashtu, kështu që asnjëri nga ata që po mendojmë neve se mund të jenë bërë producentë nuk janë bërë producentë akoma.
A duhet të kesh një shkollë muzike për të qenë producent?
Nuk mund ta them, jo thjesht ngaqë s’mund ta them, por unë jam një nga shembujt që nuk e kam dhe thjesht nuk e kam. Kam tentuar kur isha i vogël, përpara shumë viteve, madje ka qenë në kohën kur unë punoja me grupin “The Dreams”, të bënim pak kurse private, të bëheshim më profesional dhe si rrjedhojë e kushteve ekonomike që unë s’i kisha nuk munda dot t’i vazhdoja. Përveç kësaj edhe vullneti im ishte, le të themi jo aq i madh në atë kohë. Ka shumë njerëz që e përmendin faktin që ti je i pashkolluar.
Të cilësojnë si Flori emigrant, që ka jetuar në Kombinat dhe që tani përpiqet të bëjë muzikë për popullin…
Janë njerëz apo…?!
Kolegë të tutë…
Këtu ndryshon pyetja. Nëse janë kolegët që e bëjnë këtë gjë, bëjnë gjënë më të mirë që flasin kështu, sepse sa më shumë flasin kështu, aq më i dashur një personazh bëhet për publikun, aq më i vërtetë, aq më real dhe i ndjeshëm. D.m.th. një djalë, i cili ka qenë emigrant, i cili s’e ka mbaruar arsimin për këtë gjë që bën, që jeton në Kombinat me familjen, me një të kaluar le të themi ekonomike mëse normale, si çdo familje, por që ka punuar fort-fort kaq vite, herë me dikë, herë me dikë, herë me qejfmbetje, herë me dashuri, ku në pjesën më të madhe të rasteve më shumë ka pasur lobingje, bërryla, njerëz që janë munduar t’ia hedhin punën poshtë dhe që në fund të fundit është i gatshëm t’i thotë gjërat siç janë.
Si ndihesh kur dëgjon që kolegët shajnë apo injorojnë punën tënde?
Po ç’të ndihem, si mund të ndihem kur ata kolegë sot më shajnë, nesër vijnë në studio të punojnë me mua. Çfarë mund të them për këta kolegë, a mund t’i quaj kolegë, a mund t’i quaj thjesht njerëz, të cilët janë të gatshëm të bëjnë diçka për të rrënuar diçka, apo t’i quaj njerëz që nuk kanë as zemër, as shpirt, as ndjenja.
Ama ka edhe një anë tjetër të medaljes. Ka disa të tjerë që thonë se ti je më i miri, që çdo këngë e bën hit, që ke një intuitë të paparë për të krijuar muzikë të mirë. Çfarë të bën të qëndrosh në këtë këndin tjetër, në këndin e fituesit?
Le ta marrim një shembull, në një garë vrapi çfarë duhet të bëjë një vrapues?! Duhet të vrapojë, konkurrentët duhet të vrapojnë. Kështu që në këtë rast unë nuk vrapoj në pistë vrapi, vrapoj në studio, me punë. Disa mendojnë që bëhen gjërat me shkop magjik, duke pasur talent, kurse unë jam kundra kësaj teorie. Unë mendoj që si shumë talent të kesh, si pak talent të kesh po nuk punove është e pamundur të kryesosh garën.
Pak më lart cekëm ish-bashkëpunëtorët e tu, që sot krijojnë muzikë. Një ndër to është Big Basta. Si e sheh sot Big Bastën në tregun muzikor? Do ta kisha lënë ‘flat’ këtë pyetjen.
Një nga njerëzit, me të cilët gjithashtu ke bashkëpunuar dhe që pavarësisht se në publik është shprehur pozitivisht, në jetën reale nuk është se mendon gjërat më të mira për ty, është edhe Dr.Flori.
Vjell?! Edhe ai si të gjithë të tjerët. Është e njëjta prerje, nuk ka asnjë ndryshim për mua, kështu që nuk kam se çfarë t’i shtoj.
A nuk të duket sikur stili yt është përqafuar deri diku këto kohët e fundit prej tij?
Këto kanë qenë komentet që kam dëgjuar. U duk sikur solli një këngë të ngjashme me “Playback” në festivalin “Kënga Magjike”. Pastaj këngë të tjera, të tij ngjasojnë deri diku me të tuat. Puna e trendit është punë trendi, nuk mund ta mohojmë. Fakt ishte që publiku e ka dëgjuar për herë të parë këtë lloj muzike nga një artist tjetër, nga një krijues tjetër, nga një produksion tjetër. Dhe nëse produksione të ngjashme realizojnë materiale të tilla automatikisht krijohet opinioni që “diku e kemi parë, e kemi dëgjuar” ose bëhet një lidhje. Sa i përket produksioneve të tjera që ndjekin trendin, edhe unë e kam vënë re. Madje me shaka artistët apo kolegët që vijnë në studion time më kanë treguar që në studion e tij dëgjohen akoma këngët e mia, i referohen atyre edhe për të bërë sound-in, të mos flasim pastaj për tingujt apo për formën e zgjidhjes së refrenit e të strofës. Është turp për ta, jo për mua.
Aurela Gaçe ishte një ndër këngëtaret me të cilën bashkëpunimi po ecte shumë mirë. Pse u ndërpre?
Njeriu është i lirë t’i provojë të gjitha kështu që… Unë me Gaçen kam punuar në “Kënga Magjike” me “Hape veten ti” dhe mendoj që rikthimin ajo e pati me një trio, le të themi. Tek trio sigurisht mori një sukses të jashtëzakonshëm dhe vendosi të qëndronte e të rikthehej bindshëm. Siç e thashë, njeriu është i lirë t’i provojë të gjitha, ashtu siç edhe unë jam i lirë t’i provoj e t’i them të gjitha. Nuk di të them pse e bëri këtë zgjedhje, është zgjedhja e saj.
A është e vërtetë që disa nga këngët e tua si “Making Of” apo “Playback” i dedikohen këngëtarëve që kanë një emër?
(qesh) Është e vërtetë që i dedikohen këngëtarëve, por që nuk kanë vetëm një emër. Fenomeni “Making Of” dhe “Playback” është kudo, unë e shoh akoma edhe sot. Një kuriozitet, pasi unë kam realizuar ato dy materiale disa këngëtarë më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë se donin dhe ata, bit-e të tilla, ritme të tilla, realizime të tilla. Disa të tjerë më kanë treguar nga telefoni: “Kështu po e bëj këngën në një studio tjetër, si “Playback”-u yt”. Vetë këngëtarët i duan ato këngë (qesh). Paskam bërë mirë.
Si i sheh sot grupet rivale të rep-it në Shqipëri?
Stresin e ke edhe pjesë të studios… Stresi bashkëpunon me ne dhe është pjesë e studios. Rivalitetin e tyre se kuptoj dhe nuk dua të merrem fare.
Flasim pak për “Këngën Magjike”. Vite më parë ti ishe një ndër producentët që krijonte më shumë për atë festival. Vitin e fundit nuk ke pasur asnjë krijim. Pse?
Nuk kam qenë pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” si pjesë e strategjisë time për mosekspozimin e tepërt në dy festivale, apo në tre të tillë siç bëjnë disa. Kam dashur të jem një vit diku, një vit diku tjetër, një vit pushim, këtu flas për festivale që përfaqësojnë muzikën moderne shqiptare siç është “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”. Nëse kjo është keqkuptuar, prapë do të jap të njëjtën përgjigje, që është thjesht një zgjedhje.
I sigurt që është vetëm kjo arsyeja?
Absolutisht vetëm kjo. “Top Fest”-i i fundit u komentua si një “monopol” i “Threedots”. Vitin tjetër do marrim pjesë prapë dhe po na dhanë çmime, ne do t’i refuzojmë (qesh). Nëse është komentuar si monopol i “Threedots” kam përshtypjen që edhe kjo është thënë prapë po nga kolegët tuaj gazetarë dhe nga artistë. Madje u përfol edhe që Flori (ti) kishte kërkuar që disa artistë të mos futeshin në finale. Nuk është e nevojshme ta bëj sepse nëse një këngë është e bukur mbetet, nëse është e shëmtuar nuk mbetet. “Top Fest” pati shumë këngë të shëmtuara, të cilat pasi u hoqën, u bënë videoklipe dhe prapë nuk mbetën. Për këtë nuk ka faj Flori dhe “Threedots”. Këtu fajin e kanë ata që këndojnë këngë të tilla dhe pëlqejnë atë lloj muzike. Nëse është quajtur monopol për ato shtatë këngë që ishin pjesë e “Top Fest” dhe që ishin shtatë këngë të mrekullueshme, këtë nuk e them vetëm unë, por publiku i gjerë. Kjo që është thënë më duket idiotësi e madhe.
Festivali i madh në sytë e Florit?
Vetëm i madh nuk është. Festivali i madh, vetëm i madh nuk është.
Mendon se drejtuesit artistik kanë rol në këtë?
Një ndër ta ka qenë p.sh. Shpëtim Saraçi, me të cilin ti dikur ke pasur bashkëpunim. Nuk kam ndonjë opinion. Kam pasur opinion shumë të mirë, por se kam më.
Si pasojë e kujt vjen kjo?
Si pasojë e mbledhjeve që bëjnë nëpër tavolina. Mblidhen dhe merren me jetën time private, artistike, profesionale, sa i madh sa i vogël jam, etj, etj. Arian Çani është një nga figurat publike, i cili emrin tuaj në emisionin e tij relativisht shumë të ndjekur, nuk e përmend me fort dashuri. Megjithëse nuk i mohon vlerat tuaja si kompozitor thotë që jeni djalë i keq. E di, e kam dëgjuar, e kam parë. Kjo e bën të jetë i ndjekur. E ka thënë edhe pse jam djalë i keq, sepse nuk i shkoj në program.
Cili është këngëtari që vlerëson më shumë nga kolegët tuaj kosovarë?
Bashkëpunimet më të mira, sidomos kohët e fundit, më të suksesshme i kam pasur me Besnikun, 2PO2. Njëra këngë ka thyer rekordet (“Crazy Girl”) dhe së fundmi kënga “Gjithë jetën”, po thyen rekorde. Vazhdon të pëlqehet akoma jashtëzakonisht shumë “Crazy Girl”, ndërkohë që “Gjithë jetën” në çdo koncert ka një sukses të jashtëzakonshëm. Kështu që sigurisht favorit do të kisha preferuar Besnikun, për të thënë të vërtetën.
Shpesh je përfolur për çështje zemre, po asgjë nuk dimë. Mund të na tregosh diçka më shumë?
Është e imja.
Cila është femra ideale që i vjedh zemrën Florit?
Nuk e kam dizenjuar akoma.
A ke arritur ta kuptosh ndonjëherë zemrën e një femre?
Është e asaj. Nuk mund të them që kam arritur ta kuptoj, po të paktën ta mirëkuptoj besoj që po.
Je tip që dashuron me zemër, apo me mendje?
Fatkeqësisht me zemër.
Si mendon, a janë shtuar femrat që në dashuri nuk vënë në punë zemrën, por mendjen?
Pyetje ishte kjo?! Padiskutim që po.
A ke ti zemër, të duash një femër Flori?
E kam dhe e kam shumë të madhe. Kam zemër shumë të madhe për të dashur një femër.
A të ka ndalur zemra për ndonjërën?
Nëse do të më kishte ndalur, s’do të isha këtu sot (qesh).
Dhe zemra ndal sot vetëm nga një fjalë, nga cila?
Të dua, besoj kjo do të jetë.
Seks pa dashuri, apo dashuri pa seks?
Të dyja, po t’i kombinosh mirë (qesh).
Sa herë të është thyer zemra?
Për t’u thyer jo, po lënduar disa herë.
Ti sa zemra ke thyer?
S’e di (qesh). Shpresoj jo shumë.
I ke provuar ndonjëherë ‘One night stand’-et?
Sigurisht që i kam provuar, po të mos i kisha provuar nuk do të filozofoja kot për këto pyetjet e tjera, kam lënduar apo s’kam lënduar. Ndoshta kjo ka qenë pjesë e lëndimit.
Sytë mbyllur dhe dorën në zemër, çfarë mesazhi do të jepnit për fund?
Do të ishte shumë i madh dhe do të ishte paksa i çuditshëm, sepse me sytë mbyllur dhe dorën në zemër, një njeri nuk flet përpara një gazetari. Do të thoja vetëm që njerëz të jeni pak më të vërtetë, shikoni punën tuaj, mos i bini në qafë kujt, mos krijoni rrethe monopole, dhe mbi të gjitha mos pështyni mbi punën e tjetrit.

Fidan Gashi, Shqiptari i famshem me femrat me te bukura perreth

Quhet Fidan Gashi dhe ka 20 vjet që jeton në Munih të Gjermanisë, por njihet si një nga meshkujt model dhe që adhurohet nga femrat e njohura dhe më të bukura.

Ai është vetëm 31 vjeç dhe e ka një biznes, apo thënë ndryshe dyqanin me rroba unike me emrin “Fashion Queens”. Një kuriozitet për të, por më se e vërtetë, ne morën vesh se vetëm një palë mbathje të Fidanit që janë unike (që i shihni në foto) kushtojnë mijëra euro, dhe janë të punuara me flori.

Ndërsa herën e fundit djaloshi simpatik i lindur në Prizren ka qenë i lidhur me femrën që sot është në krah të dizanjerit më të mirë gjerman, Philipp Pleinin.

Linda Halimi, martohet apo jo?!

Linda Halimi, pse nuk e pohon martesen me Big D

23-vjecarja qe eshte shnderruar ne harkun e nje kohe te shkurter ne nje femer sharmante dhe elegante, nuk deshiron ta pranoje se ka vene kurore me te fejuarin e saj, reperin amerikan me ngjyre Big D. Ne fakt, qe te jemi te sakte, kengetarja me vokal te admirueshem, Linda Halimi, nuk e ka pranuar ndonjehere se eshte fejuar me te, ndonese vazhdimisht poston video dhe foto me te. Rasti me i fundit ka qene ai i dy neteve me pare, ndersa ajo se bashku me Big D., kane qene te ftuar per darke ne shtepine e ambasadorit amerikan ne Prishtine, Christopher Dell. Ne fundjave u perhap lajmi se Linda tanime eshte nje femer e martuar (te pakten ne gjendjen civile) dhe se po mendon te shperngulet ne drejtim te Amerikes (nje enderr e hershme kjo per te), ku do te jetoje ne shtepine e bashkeshortit, i cili per momentin jeton ne Kosove. Linda, ne rrjetin social te FB-ut ka shkruar: “Martohet Linda Halimi?! E vertete apo jo?! Historia vazhdon…” He pra Linda, se edhe Beyonce po te ishe, do e kishe ndare mendjen qe ta pranoje, apo po pret edhe ti ndonje oferte joshese per ndonje kopertine reviste modeste?

Samanta Karavella: Krahasimi me Bleona Qerretin, i kendshem

All I need” eshte kenga me e re e Samantes Karavelles, e destinuar per t’u shnderruar ne hit veror, vetem pak dite pas lancimit. Kengetarja ka ndezur veren e nxehte jo vetem me ritmet dance te kenges se saj, por edhe me linjat seksi qe ka vendosur t’i pershfaqe me shume se kurre ne klipin e ri. Mjaft seksi dhe e sofistikuar, imazhi i saj eshte tanime ai i nje femre te rritur, shume larg Samantes se vogel qe mbajme mend te gjithe. “Une kam qene shume e vogel ne skene dhe publiku me ka pare ne rritje, ndaj komentet “Samanta seksi” nuk mungojne. E verteta eshte qe vitet ikin shpejt dhe qe te jesh kengetare dhe artiste do te thote te kujdesesh shume per imazhin qe nderton, per trupin, veshjet, make-up etj., sepse duam-s’duam, na pelqen apo s’na pelqen, nje videoklip shikohet ne radhe te pare per imazhin, pastaj per kengen”, - tregon kengetarja per “Standard”, ndersa shton se per stilin e veshjes ne klip eshte kujdesur vete, natyrisht duke u konsultuar me stilisten Estela Koni, me te cilen ka bashkepunuar.

Nje nder komentet qe i eshte bere Samantes ne lidhje me kete video, eshte edhe ngjashmeria me Bleona Qerretin, fytyren e se ciles kush me pak e kush me shume e ka harruar... pasi jeton prej vitesh ne SHBA dhe pret prej kohesh te lancoje albumin e radhes. Por, a e bezdis Samanten ky krahasim?! “Jo, nuk me bezdis, aq me teper qe Bleona Qerreti eshte nje femer mjaft e bukur, eshte lakuar perhere per pamjen e saj seksi... Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe me behet ky krahasim, pasi qe ne momentin e pare qe jam shfaqur me nje look ndryshe, madje do te thosha qe te kenga me klip “Femer fatale”, ma kane bere kete krahasim. Mendoj se kemi disa tipare fizike te ngjashme”. Sa i takon anes personale, asaj romantike, Samanta di te pergjigjet me mjaft diplomaci; pyetjes sone se a eshte e lidhur me nje mashkull, ajo i pergjigjet: “Une vazhdoj te jem ne nje lidhje shume te ngushte me artin ne pergjithesi dhe me muziken ne vecanti (Qesh)...”

Samanta, pershendetje! Sapo ke lancuar kengen “All I need”, ne bashkepunim me Erionin. Si u lidhe me kete kengetar te ri?
Kenga eshte realizuar nga Klejdi Bahiti, bashkepunetor i studios muzikore “Three Dots” production, ndersa me Erionin jam njohur ne nje rreth shoqeror, kur ai eshte kthyer me pushime. I kam treguar ne lidhje me produksionin e ri dhe e bera pjese te kenges sepse zeri i tij eshte shume interesant dhe i vecante.

Po shoh qe deri me tani (dje), kenga eshte klikuar mbi 11 mije here. Goxha mire, si per dy dite larg lancimit, a je e kenaqur?
Po, e pashe edhe une kete mengjes ne Youtube. Po ecen goxha mire, shpresoj te vazhdoj keshtu...

Mendon se “All I need” do shnderrohet ne nje hit te veres?
Cdo kengetar e uron kete per kengen e vet. Shpresoj te behet hit i veres, normal.

Look-u yt ka ndryshuar mjaft ne kete video, shfaqesh shume me e sofistikuar dhe seksi...
Mendoj se eshte produkt i pershtatjes qe kam bere me moshes qe kam, tendencave te modes dhe asaj cka me pelqen. Idete kane qene te miat, por jane realizuar shume mire ne bashkepunim me stilisten Estela Koni.

E di qe kjo pyetje mund te te mos tingelloje mire, por kur te shohim kaq seksi tanime, s’mund te mos na kujtohet Samanta e vogel, qe kendonte ne skene disa vite me pare? Transformim i madh, apo jo?
(Qesh) Normalisht kjo gje ndodh per faktin se une kam qene shume e vogel ne skene dhe publiku me ka pare ne rritje, ndaj komentet “Samanta seksi” nuk mungojne. E verteta eshte qe vitet ikin shpejt dhe qe te jesh kengetare dhe artiste do te thote te kujdesesh shume per imazhin qe nderton, per trupin, veshjet, make-up etj., sepse duam-s’duam, na pelqen apo s’na pelqen, nje videoklip shikohet ne radhe te pare per imazhin, pastaj per kengen.

Nje nga komentet qe me ka rene ne sy per kete kenge, eshte qe “Samanta ngjan shume ketu me Bleona Qerretin”...
Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe me behet ky krahasim, pasi qe ne momentin e pare qe jam shfaqur me nje look ndryshe, madje do thosha qe te kenga me klip “Femer fatale”, ma kane bere kete krahasim. Mendoj se kemi disa tipare fizike te ngjashme.

Ty si te duket ky krahasim, i kendshem apo perkundrazi, te bezdis fakti qe te vendosin perballe dikujt tjeter?
Jo, nuk me bezdis, perkundrazi, eshte i kendshem - aq me teper qe Bleona Qerreti eshte nje femer mjaft e bukur, eshte lakuar perhere per pamjen e saj seksi...

Dukesh qe je mjaft ne forme, sa i takon anes fizike. Si i ruan linjat?
Bej fitness kur kam mundesi, eshte dicka qe me ben ndjehem shume mire, sepse cliroj energji negative dhe e ushtroj me qejf.

A je shume e angazhuar kete vere me koncerte, sic ndodh me shume kengetare te tjere gjate kesaj periudhe, te cilet kendojne pergjate bregdetit shqiptar?
Po, momentalisht kam nje axhende mjaft te ngjeshur me aktivitete, kryesisht pergjate bregdetit shqiptar- sic e thate edhe ju. Natyrisht qe edhe video e re ka impaktin e vet ne kete mes.

Eshte ende shume heret per t’u bere kjo pyetje, por a ke ne plan ndonje kenge te re me klip, ndoshta nga vjeshta?
Une po punoj qe te dal me nje klip te ri qe me heret, jo ne vjeshte, por nga gushti, megjithate ende nuk mund te them perfundimisht se ky plan do te realizohet, sepse ndonjehere gjerat ecin me ngadale sesa do te donim ne. Le te shpresojme.

Po sa i takon pushimeve a ke ndonje plan, apo gjate veres per kengetaret s’ka pushime e plazh? Ku ke vendosur t’i kalosh ditet e pushimit, ketu apo jashte vendit?
Momentalisht jo, s’ka plazh, ndoshta andej nga shtatori, ose nga fundi i gushtit... Pushimet do t’i bej jashte Shqiperise.

Samanta, kohet e fundit per ty thuhet se je single, pra se nuk ke nje mashkull ne krah. A vazhdon te ruash ende kete status?
(Qesh) Une vazhdoj te jem ne nje lidhje shume te ngushte me artin ne pergjithesi dhe me muziken ne vecanti ... /fjoralba shahaj/standard/

Friday, August 3, 2012

Hekuran Krasniqi, së shpejti një këngë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Hekuran Krasniqi është duke u përgatitur si shumë këngëtarë të tjerë për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pak kohë më parë, ai ka lançuar një këngë kushtuar Çamërisë, në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Poni dhe reperin Gold Ag. Por kjo nuk është e gjitha.

Meti pozon i zhveshur, provokon fanset

Eliza Dushku porosit fanset: Kontrollohuni për kancerin e gjirit


Eliza Dushku ka porositur fanset e saj, për t’i kryer kon trollohet për kancer të gjirit, pasi ajo bëri të njëjtën gjë pasi zbuloi një xhungë të vogël në gjirin e saj. Aktorja me prejardhje shqiptare iu nënshtrua një skanimi të mërkurën dhe është lehtësuar kur ka marrë rezultatin se nuk ka kancer të gjirit. Pas kontrollit, ajo ka shfrytëzuara profilin e saj në Twitter për t’u bërë thirrje të gjitha femrave të drejtohen të mjeku nëse gjejnë ndonjë ngritje në gjinjtë e tyre.
“Për të gjitha femrat: isha dhe bëra skanimin e 1-rë të gjoksit sot… ende jam e re për një mamogram, por realizova një ultrazë për një fryrje të dyshimtë. Kontrollohuni!”. “Është një lehtësim i madh të jem e pastër, aq e informua r dhe lehtë. Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit është i domosdoshëm. Kujdesuni për gjinjtë tuaja, vajza”, ka shkruar Eliza./show-bizi.tk/


Linda Halimi mesazh për gazetarët

Këngëtarja Linda Halimi ka zgjedhur rrjetin social facebook, që t’ua dërgoj ’2-3 fjalë’ gazetarëve. Kohëve të fundit është përfolur shumë në media martesa e saj me të fejuarin e saj, reperin Big D. Dhe kjo duket ti ketë penguar Lindës, e cila as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar këtë lajm.Linda në rrjetin social facebook ka shkruar:  ““Pse të pohoj, pse të mohoj? Pse kam nevojë t’i jap dikujt detajet e jetës tepër personale time? Shumë herë kam dhënë detaje më shume seç duhet rreth jetës sime dhe gazetarët kanë marr avantazh nga kjo kurse mua s’më ka shërbyer një gjë e tillë, kështu që pse të merrem me shpjegime kur jam tepër e zënë duke shijuar ditët më të bukura të jetës sime?
Nuk kam nevojë të shfrytëzoj jetën time personale për të fituar famë, atë e kam tashmë, dhe famën që kam do ta shfrytëzoj me këngë të bukura që do mundohem të sjell dhe jo me privatësitë e mia. Kjo ishte përgjigjja ime dhe shpjegimi im i fundit, rreth jetës sime private, për të gjithë kuriozët. Faleminderit”/show-bizi.tk/